Limaj: Albin Kurti po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta

Share Messenger

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri i shkarkuar tanimë Albin Kurti, po terrorizon qytetarët e Kosovës.

Limaj ka akuzuar Kurtin se po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta e duke mos publikuar asnjë dëshmi se a ekziston ajo marrëveshje.

“Kurti e ka pasur mundësinë të shkojë në SHBA dhe të sheh marrëveshjen e nëse ajo ka qenë e dëmshme ai të jepte dorëheqje në aeroport dhe kjo gjë do të ishte në rregull”, tha Limaj.

Limaj po ashtu tha se koalicioni LVV-LDK është ndërtuar nga presionet e njerëzve që kanë bërë nga Facebook-u dhe presioni që ka ardhur nga studiot televizive.

Ai po ashtu ka kritikuar Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme, këto i ka quajtur vendime arbitrare që nuk kanë pasur mbështetje në ligj.

“Asnjë ligj nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme. Ligji i vitit 2008 nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme…Nëse vendimet kanë mbështetje ligjore nuk jam kundër”, tha Limaj në RTV Dukagjini.

Share Messenger

Më të lexuarat