Lewandowski i nis bisedimet me Barcelonën

Share Messenger

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet njëri prej lojtarëve më të përfolur në tregun evropian.

Sulmuesi polak e ka ndarë mendjen dhe nuk dëshiron të qëndrojë më në Bayern Munich, përkundër faktit se ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2022.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero raporton se futbollisti më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, e preferon transferimin në Barcelonë, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, ai shton se menaxheri i futbollistit i ka nisur tashmë bisedimet me gjigantin katalunas.

Lewa është bërë 33 vjeç, por ende nuk ka dhënë shenja të lodhjes.

Prandaj, ai është i gatshëm ta nisë një sfidë të re jashtë Gjermanisë pasi fitoi gjithçka me klubin nga “Allianz Arena”.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Bayernit po mundohen ta bindin veteranin e sulmit të qëndrojë në klub.

Mbetet të shihet nëse gjiganti bavarez dhe ai katalunas do të arrijnë marrëveshje për transferimin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në “Camp Nou”.

Lewa është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica ekonomike, më saktësisht ta pranojë një rrogë më të vogël vetëm për t’iu bashkuar klubit “Blaugrana”.

Share Messenger

Më të lexuarat