Leart Paqarada shkëlqen në fitoren e skuadrës së tij duke u vlerësuar me notën më të lartë

Share Messenger

St. Paul ka mposhtur Braunschweig në xhiron e 27-të në Bundesligën e dytë gjermane.

St.Paul si vendas shënuan fitore të pastër 2-0.

Golat për vendasit i shënuan Marmoush në minutën e shtatë dhe Kyereh në minutën e 14-të.

Për St.Paul nga fillimi u paraqit mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada i cili luajti tërë lojën, madje duke u vlersuar me notën më të lartë në ndeshje, nga sajti “SofaScore” me notën 8.1.

Vendasit me këtë fitore grumbulluan 38 pikë në pozitën e tetë, ndërsa mysafirët kanë 26 pikë në pozitën e 16-të.

Share Messenger

Më të lexuarat