LDK mesazh të fuqishëm Kurtit: Hiqe taksen, SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT, mos bëj taktika e lojëra me SHBA’të

Share Messenger

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit anëtar i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta heq sot taksën plotësisht, e të mos bëj taktizme politike me SHBA’në.

Përmes një shkrimi në rrjeitn social Facebook, ai ka thënë se Kosova duhet të menaxhojë situatën e krijuar, e jo të bëj lojëra, teksa ka përmendur edhe sanksionet e ameirkanëve.

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.
Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më herët Kryemiinistrti Kurti ka thënë se sot nuk do ta heq taksën siç kishte propozuar, pasi që nuk ka rënë në dakordim me LDK’në rreth reciprocitetit.

Share Messenger

Më të lexuarat