LDK: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik

Share Messenger

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Arbashi, ka se deklaruar se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës si dhe nuk e njeh rendin juridik.

Abrashi po thotë se qasja e Kurtit është që të kontrollojë gjithçka, por sipas tij sistemi politik në Kosovë është ndryshe.

Ai ka thënë se Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk po i njeh aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi në Klan Kosova.

Abrashi ka thënë se Kurti nuk e njeh rendin juridik dhe po shihet si po kërcënon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët të kryejnë punën tjetër.

Ai thotë se kërcënimi i tij nga ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ ishte e orkestruar.

“Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”.

“Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”, tha Abrashi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vënë Masë të Përkohshme ndaj dekretimit të Presidentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.

Share Messenger

Më të lexuarat