LDK e vendosur: Nuk marrim pjesë në votimin e presidentit, pa u tërhequr propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Share Messenger

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se kjo parti e refuzon votimin e Vjosa Osmanit si presidente, deri në momentin që VV ta tërheq inicimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Në një konferencë për media, Arben Gashi ka thënë se LDK nuk merr pjesë në votimin e presidentit deri në momentin kur VV nuk e tërheq inicimin për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.

Tutje ai ka thënë se edhe pse në kryesi të LDK’së është vendosur që kjo parti të marrë pjesë në votim, diçka e tillë nuk do të bëhet pa u tërhequr propozimi i mbrëmshëm i VV’së.

“VV ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë”, tha Gashi.

Gjatë konferencës, Gashi ka thënë se tani janë dy propozime për president, por që sipas tij ka një problem.

“Duhet automatikisht të tërhiqet dhe të jepet garanci për një reformë zgjedhore substanciale përfshirë edhe kërkesën e VV-së. Për seancën e jashtëzakonshme ka ndërhyrje në listën e nënshkruesve te deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit kandidat, kemi një moment që janë fshirë në mënyrë fizike tre emra”, tha ai.

Ndryshe Kryesia e Kuvendit po mban mbledhja, ku pritet të vendoset që sot të mbahet seanca për presidentin.

Share Messenger

Më të lexuarat