LDK dhe AKR lidhin koalicion në këtë komunë

Share Messenger

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar sot se LDK dhe AKR kanë lidhur koalicion për të garuar për Vushtrri, në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor.

“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në Vushtrri nga LVV garon, Arsim Rexhepi, Ferit Idrizi nga PDK, Mensut Ademi nga AAK, Jeton Salihu.

Share Messenger

Më të lexuarat