Latifi: Momenti i grevës i pamenduar mirë, më 1 shtator mund të ketë rezistencë të dhunshme në veri

Share Messenger

Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, mirëpo sipas tij, ky moment nuk është i duhuri.Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi thotë se qeveria medoemos do të merret me pagat e mësuesve, por se sipas tij, momenti për grevë duket i pamenduar mirë.

“Mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, sepse kriza ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve, e ka devalvuar shumë edhe pagën ekzistuese që e marrin. Dhe qeveria nuk ka me pasë çare pa u marrë me këtë çështje”, tha ai.
Tutje, Latifi shkroi se ky moment nuk është i duhuri për grevë, pasi që më 1 shtator mund të ketë rezistencë të dhunshme në veri të Kosovës.

“Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat.Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat