Lamborghinin ma kanë mbuluar merimangat, s’e di pse dreqin e bleva

Share Messenger

Shumë njerëz mund të ëndërrojnë ta kenë në pronësi një makinë luksoze dhe të famshme siç është Lamborghini Aventador, por për sulmuesi argjentinas të Manchester City, Sergio Aguero, kjo makinë është thjesht tepricë në garazhin e tij.

32-vjeçari e ka pranuar se është penduar pse e kishte blerë këtë supermakinë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e di pse dreqin e bleva Lamborghinin”, ka thënë Aguero për emisionin televiziv ‘Santo Sabado’.

“Duhet t’ia kem bërë diku 1.200 kilometra për gjashtë vjet, s’e kam përdorur pothuajse kurrë. Kam dy vjet që mendoj për çfarë dreqin e bleva atë makinë”

Ai shtoi: “Tani është mbuluar nga merimangat”.

Aguero nuk ka dhënë detaje për Aventadorin e tij, por një makinë e tillë zakonisht kushton 400 mijë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat