Lajmi i mirë: Shkencëtarët e kanë zbuluar se si sistemi imunitar i njeriut e lufton koronavirusin

Share Messenger

Shkencëtarët australianë përmes hulumtimit të tyre të fundit, kanë zbuluar se si arrin sistemi imunitar të luftojë koronavirusin.

Ky hulumtim që është publikuar në revistën Nature, përshkruan mënyrën sesi njerëzit po arrijnë të shërohen nga virusi vdekjeprurës ashtu sikurse arrijnë të shërohen nga gripi sezonal.

Këto qeliza imunitare që shfaqen po ndihmojnë edhe që të zhvillohet një vaksinë, kundër këtij virusi.

Deri tani janë shënuar më shumë se 160 mijë raste me koronavirus, dhe rreth 6500 viktima.

“Ky (zbulim) është i rëndësishëm sepse është hera e parë se si sistemi ynë imunitar e lufton koronavirusin e ri,” ka thënë bashkëautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.

Ekspertët e ndryshëm e kanë vlerësuar këtë studim si diçka të mahnitshme. Hulumtuesit kanë identifikuar 4 tipe qelizash të cilat luftonin kundër koronavirusit. Këto qeliza u shikuan tek një pacient me simptoma të lehta të koronavirusit dhe pa ndonjë sëmundje tjetër.

Një grua e cila ishte nga Ëuhan, epiqendra e shpërthimit të këtij virusi, pas 14 ditësh qëndrimi në spital ajo arriti të shërohej.

Kedzierska tha se ekipi kishte ekzaminuar këtë shkallë të përgjigjes imunitare te kjo paciente. Dhe kështu disa ditë para se ajo të bëhej më mirë, këto qeliza imunitare ishin vërejtur në gjakun e saj. Edhe tek pacientët të cilët luftonin me gripin sezonal ndodheshin po të njëjtat qeliza para se të fillonte shërimi, tha Kedzierska.

Më shumë se dhjetëra shkencëtarë kishin punuar për katër javë që të jepnin këto rezultate.

Por, çfarë nënkupton kjo për ne?

Sipas profesorit Bruce Thompson, nëse këto qeliza imunitare ju ndihmojnë juve, atëherë mund të dini se sa do zgjas virusi tek ju, apo për sa kohë do shëroheni plotësisht.

“Kur e dini se cilat përgjigjje po vijnë nga trupi mund të parashikoni se kur do të ndodh shërimi nga virusi,” i tha Prof.Thompson BBC-së,

Share Messenger

Më të lexuarat