Lajmi i fundit: Presidenti francez mobilizon ushtrinë pas sulmit

Share Messenger

Franca ishte përsëri shënjestra e një sulmi terrorist, tha presidenti francez Emanuel Macron në Nisë, ku tre njerëz u vranë këtë mëngjes.

Macron gjithashtu tha se Franca po fut kontrollet e rritura të sigurisë në shkolla pas sulmit terrorist në Nicë.

Ai shtoi se forca shtesë ushtarake do të mobilizohen pas sulmit në Nicë, raporton Sputnik.

Ushtria do të mbrojë qytetet më të mëdha franceze, shkollat ​​dhe objektet fetare, tha Macron. Numri i ushtarëve që po i mbronin qytete ishte 3 mijë tash ato vende do të ruhen nga 7 mijë ushtarë.

“Franca është sulmuar për shkak të vlerave tona dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre,” tha Macron.

Share Messenger

Më të lexuarat