Lajmi i fundit: Edicioni i ri në Bundesligë nis me tifozë

Share Messenger

Bundesliga ishte kampionati i parë në Evropë që u rikthye pas ndërprerjes për shkak të pandemisë COVID-19 dhe duket se do të jetë i parti që do t’i kthejë tifozët në tribuna.

Sezoni i ri i Bundesligës do të startojë më 18 shtator të këtij viti. Kampionati gjerman ishte i pari që nisi të luante në kohën e pandemisë, duke dhënë një shembull të mirë se si organizohet një ngjarje në kushte të pazakonta.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas “Bild”-it, në Gjermani po mendohet që duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm tifozët të nisin të jenë prezentë, por me një numër deri në 20 mijë veta. Ky është një konfirmim jozyrtar që mediat gjermane shkruajnë.

Sipas tyre, qeveria dhe Liga Gjermane kanë rënë dakord për të hapur dyert për një pjesë të tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor përpara se të lejohen të hyjnë në stadiume.

Share Messenger

Më të lexuarat