Edi Rama në gazetën beogradase Blic: Kosova, Shqipëria, Serbia dhe – basketbolli

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic.

Ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën dhe skenari më i mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

Intervista me titull: “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” botohet nesër në gazetën Blic, e cila për lexuesit e saj sot i ka publikuar disa fragmente që i sjell Klan Kosova.

“Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”.

Në pyetjen e gazetës se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet:

“Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.

Share Messenger

Më të lexuarat