Lajm i mirë: Vaksina e parë e testuar për Koronavirus në SHBA rezulton e suksesshme, nisin provat finale

Share Messenger

Ashtu siç dëshironin shkencëtarët vaksina e parë e testuar në SHBA e kompanisë “Moderna Inc” dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA’së, ka përforcuar imunitetin e njerëzve, derisa po përgatiten edhe provat finale të saj me 27 korrik. Dr. Anthony Fauci këtë e quajti si një lajm shumë të mirë.

“Sido që ta shikoni këtë, kjo është lajm i mirë” tha Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse për agjencinë e lajmeve The Associated Press.

Vaksina eksperimentale e zhvilluar nga kolegët e Fauci në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA’së dhe “Moderna Inc” do të filloj hapin kryesor me 27 korrik, një studim me 30 mijë persona të dëshmojnë se vaksina ka forcën e krijimit të imunitetit ndaj koronavirusit të ri SARS-CoV-2.

Por të martën, shkencëtarët raportuan për antitrupa neutralizuese në gjakun e 45 vullnetarëve të parë që përvjelën mangët e tyre në muajin mars. E ashtu siç shpresonin vaksina jepte një forcim të imunitetit

“Ky është hap shumë i rëndësishëm që nevojitet për lëvizur përpara me provat që do të vërtetojnë aktualisht nëse vaksina ofron mbrojtje nga infektimi” tha Dr. Lisa Jackson nga Instituti i Seattle, që udhëhoqi studimin.

Nuk ka garanci por qeveria amerikane që do të ketë rezultatet afër fundit të vitit- një rekord për shpejtësinë e zhvillimit të vaksinës.

Vaksinës i duhen dy doza, me një muaj në mes. Nuk raportohet për efekte anësore serioze. Disa prej reaksioneve ishin të ngjashme me simptomat e koronavirusit por ishin të përkohshme, që zgjasnin rreth një ditë e shfaqeshin menjëherë pas vaksinimit.

Share Messenger

Më të lexuarat