Lajm i mirë: Arrihet 100% efekti i vaksinës kundër koronavirusit

Vaksina e kompanisë “Moderna”, ka rezultuar të jetë 100 për qind efektive.
Kështu është bërë e ditur në bazë të një lajmi të publikuar pak më parë.
Ndryshe ka kohë që po synohet gjetja e një vaksine, dhe ajo e kompanisë “Moderna”, deri më tani ka rezultuar në bazë të hulumtimeve dhe analizave të bëra si vaksina më efektive.
Kompania farmaceutike Moderna kishte njoftuar fillimisht gjatë këtij muaji se vaksina e saj eksperimentale ka një nivel efektiviteti prej 94.5% në parandalimin e Covid-19.
Moderna është kompania e dytë amerikane që kishte raportuar brenda një jave rezultate që tejkalojnë pritshmëritë për efektivitetin e vaksinës.
Vaksina e kompanisë Moderna u testua në 30 mijë persona. Nga këta, pati 95 raste që rezultuan pozitivë me Covid dhe 11 u prekën nga një formë e rëndë e infeksionit.
Por të 11 nuk kishin marrë vaksinën, por një imitim të saj pa asnjë lloj efekti. Vaksina administrohet me dy doza, 28 ditë larg njëra tjetrës.