Lajm katastrofal për vejushën e themeluesit të ‘Playboy’

Share Messenger

Gruaja e Hugh Hefner duket se nuk do të marrë një qindarkë nga pasuria e krijuesit të “Playboy”, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes, në moshën 91 vjeçare.

31 vjeçarja Kristal Harris,  u martua me Hefner në vitin 2012 në një ceremoni që u zhvillua në pallatin famëkeq ‘Playboy’.

Harris thuhet se ka nënshkruar një kontratë të hekurt, e cila e ndalon vejushën e tij të trashëgojë ndonjë kacidhe nga pasuria e 43 milion dollarësh.

Në vend të kësaj, pasuritë origjinale të ‘Playboy’ do të ndahen midis katër fëmijëve të tij, Universitetit të Kalifornisë dhe disa organizatave bamirëse.

Hugh Hefner e nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX.

Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan.

Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit.

Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra.

Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86-vjeç, ndërsa ajo ishte 60-vjet më e re./syri/

Image

Share Messenger

Më të lexuarat