Kylie Jenner dhuron bujarisht 500 mijë dollarë për një nga spitalet që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Share Messenger

Kylie Jenner kohët e fundit ishte në shënjestër të reagimeve pasi u akuzua për mos dhurimin e ‘mjaftueshëm’ të një shume parash në GoFundMe për të ndihmuar mikun e saj të sëmurë.Por ylli i “KUWTK”, 23 vjeçe, mund t’i ketë bërë të heshtin kritikët e saj pasi u zbulua të mërkurën se ajo dhuroi 500,000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Vanderbilt me vendndodhje në Nashville, Tenesi.

Dhurimi i majmë i Jennerit, si dhe ndihma monetare e dhënë nga Roger Daltrey dhe Teen Cancer America e Pete Townshend, shkuan drejt ndërtimit të një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.

Spitali i Fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, shpesh i referuar si Spitali i Fëmijëve Vanderbilt, përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje’ që merret me sëmundjet ‘e thjeshta deri tek ato më komplekse’.Kylie bëri donacionin e saj bujar 500,000 dollarë për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Share Messenger

Më të lexuarat