Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt ndarjes

Share Messenger

Disa fotografi të Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ngritur dyshime të mëdha së fundmi tek fansat e dyshes. Madje, shumë ndjekës të tyre mendojnë se ata janë drejt ndarjes.Por ç’po ndodh mes çiftit të famshëm?
Disa fotografi të tyre po qarkullojnë kudo në rrjet para se dyshja të futej brenda restorantit në West Hollywood, Los Angeles.Ata u shfaqën të kapur për dore mbrëmjen e 9 korrik, mirëpo ata nuk dukeshin aspak të lumtur. Madje, ata nuk duken as të dashuruar me njëri tjetrin.

Ndjekësit vunë re me detaje fytyrat e tyre që dukeshin si mjaft të mërzitura.Një nga ndjekësit shkruan: “Duken kaq të mërzitur, Travis nuk qesh asnjëherë”. Ndërkohë një tjetër shkruan: “Mund të duket qartë që nuk janë të lumtur bashkë, duke i bërë të mendosh se e vetmja gjë që i bashkon është familja që kanë krijuar”.
Por si mund të jetë e vërteta vallë? A janë ata të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin?Shumë fansa të dyshes mendojnë se ata po qëndrojnë me njëri tjetrin vetëm për hir të fëmijëve.

Share Messenger

Më të lexuarat