Kyeministri Hoti: Në javën e ardhshme votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

Share Messenger

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti gjatë një vizite në bizneset në Suharekë ka premtuar se në javën e ardhshme do të kalohet ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe do të definohen të çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do ta kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohet të gjitha çështjet, edhe mjetet që do ta marrin qytetarët nga kursimet e tyre, edhe një listë e ndryshimeve ligjore, përfshi mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heqë ndëshkimet e nevojshme, për të rishikuar TVSh-në në lëndë të parë të prodhimit vendor e cila duhet të adresohet. Dhe ajo që po punojmë tash në përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor, bashkë me gjitha Odat Ekonomike, dhe besoj që në mbledhjen e parë ose të dytë, në janar si të miratohet kjo pako e re fiskale ku adresohen të gjitha burokracitë e nevojshme, dhe gjitha çështjet që e lehtësojnë të bërit biznes”, ka thënë Kryeministri Hoti.

Tutje, ai ka theksuar se se kjo vizitë në Suharekë ka të bëjë për t’i dhënë mbështetje bizneseve dhe prodhimeve vendore, ku nga ky biznes 80 për qind e prodhimit del jashtë Kosovës, me shënimin made in Kosova.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë gjithë kohës së pandemisë është munduar që t’i mbështes bizneset, dhe janë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme të krijohet fondi i cili do t’i ndihmon bizneset.

Share Messenger

Më të lexuarat