Ky është vendimi i Gjykatës Kroate për ekstradimin e Ballistit në Serbi (DOKUMENT)

Share Messenger

Gjykata Supreme e Kroacisë ka lejuar ekstradimin e shtetasit të Shqipërisë, Ismail Morinës – Ballistit, në Serbi.

Ai kërkohej nga Serbia për shkak të lancimit të një droni, që sipas drejtësisë serbe ka shkaktuar trazira në ndeshjen futbollistike ndërmjet Serbisë e Shqipërisë më 2014.Image

Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë, shkruan tanjug.rs.

“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Suprenem të publikuar sot.

Vendimi i plotë KETU.

Share Messenger

Më të lexuarat