Ky është ndryshimi që ka bërë Shaqiri në pamjen e tij

Share Messenger

Xherdan Shaqiri ka vendosur t’i kushtojë pak më shumë rëndësi paraqitjes së tij fizike. Kështu ai ka mbjellur flokët.

Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar, kështu raportojnë mediat zvicerane.

Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’.Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në pulpën e këmbës.

Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët. 28-vjeçari u shfaq në fushë me një luk të ri.

Sipas mediave zvicerane, Shaqiri ka mbjellur flokët dhe këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë sot me dikur më parë.

Share Messenger

Më të lexuarat