Ky është mesazhi i Angela Merkel për Haradinajn

Share Messenger

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në uebfaqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira para vetes, raporton lajmi.net.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje. Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj të dytë.

Sinqerisht ju

Angela Merkel

Share Messenger

Më të lexuarat