Ky është lajmi i fundit për Ballistin

Share Messenger

Serbia sërish ka insistuar me kërkesën për ekstradimin e Ballist Morinës.

Gjykata në Dubrovnik ka vendosur se janë plotësuar kushtet për të aprovuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ismajl Morinës, i njohur si Ballisti.

Tifozi i Kombëtares shqiptare kërkohet në Serbi për t’u gjykuar pas akuzës për ngritjen e dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë më 2014, në Beograd.

Kurse, pala mbrojtëse ka paraqitur ankesë të re.

Autoritetet shqiptare po ashtu janë të angazhuara që “Ballisti” të mos ekstradohet në Shqipëri për shkak të frikës për jetën e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat