Ky është ish-ushtari i UÇK-së Qerim Kelmendi që u privua nga jeta mbrëmë

Share Messenger

Një person është privuar nga jeta mbrëmë në Pejë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës, teksa dyshohet se viktima pasi që është qëlluar për vdekje me ar’më zjarri, më pas të dyshuarit kanë djegur trupin e tij.

Viktima në këtë rast është personi i quajtur Qerim Kelmendi. I njëjti ka qenë në të kaluarën edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Nga policia kanë thënë se me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë.

Share Messenger

Më të lexuarat