Ky Bajram do të jetë ndryshe: Të mos ketë vizita te njëri – tjetri

Share Messenger

Shkak i Koronavirusit i cili është përhahupur në gjithë botën, ky Bajram do të jetë ndryshe nga Bajramet e kaluara. Kësaj here as namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet në xhamitë e Kosovës, në mënyrë që të evitohet grumbullimi i njerëzve.

Por, pos kësaj është bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri – tjetri si herave të tjera.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

“Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti në situatën e pandiemisë dhe respektim të masave kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Share Messenger

Më të lexuarat