Kushtetuesja publikon të plotë aktgjykimin për dekretin, i hap rrugë seancës për Qeverinë Hoti

Share Messenger

Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në konstatimet e saj, në pikën 2, thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që dekreti (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.

Uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese ka dy orë që nuk është e qasshme.

Share Messenger

Më të lexuarat