Kush është Salih Mustafa, i akuzuari i parë nga Gjykata Speciale që u dërgua në paraburgim

Share Messenger

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Personi i parë që është arrestuar nga kjo gjykatë është Salih Mustafa, ish-pjesëtar i UÇK-së.Specialja ka njoftuar se Mustafa është duke u transferuar në Hagë ku do të mbahet në paraburgim.Por, kush është Salih Mustafa?

VIDEO Mustafa ishte pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim prej vitit 1988.Ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës. Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe shokë ideali i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera eminente.Sahil Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së. Kurse pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin e tij për ndërtimin e institucione shtetëroreFillimisht shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltarë për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

Share Messenger

Më të lexuarat