Kurti takohet me Kryeminstrin Maqedonas, ja qfarë biseduan

Share Messenger

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka disa ditë që nuk ka qenë i pranishëm në media, për shkak të mos prezencës së tij në skenën politike, ai sot e ka thyer heshtjen duke publikuar foto me Kryeminstrin Maqedonas, Zoran Zaev, transmeton Gazeta Mero.

Kurti i cili është kandidat për Kryeministër nga radhët e VV’së, në një postim në Facebook ka treguar se gjendet në Shkup, e atje është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai tha se kanë biseduar për dy vendet dhe mundësit e bashkërendimit të ndërsjellët dhe çështjet e integrimit europian.

“Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se ai ishte i shoqëruar në këtë takim nga dy anëtarët e kryesisë së VV’së, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu

Ndryshe, lideri i VV’së ka disa ditë që nuk është aktiv, nuk dihen arsyet, vlen të theksohet se Kurti nuk ishte i pranishëm në Kosovë, gjatë vizitës së Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA’së për Ballkanin perëndimor.

Share Messenger

Më të lexuarat