Kurti shfaqet haptas anti Trump: Ja pse shqiptarëve i duhet Biden

Share Messenger

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një videoje ka kërkuar të mbështetjen e Joe Biden për President të Amerikës, gjë e cila deri më tash, nuk ka qenë praktikë që liderët në Kosovë të pozicionohen për ndonjë kandidat në zgjedhjet e SHBA-‘së.

Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Amerikës, që ta votojnë Joe Biden, për kryetar të SHBA’ve, duke bërë fushatë nga Kosova anti-Trump. Kutjojmë, që Qeveria e tij kishte rënë nën influencën e Administratës Trump, vetëm 48 ditë pas formimit.

Më heret Kurti kishte bërë thirrje edhe për votimin e socialdemokratëve në Gjermani, po pa ndonjë efekt. Ndërsa, dihet se Diaspora shqiptare në SHBA, sipas një vlerësimi është kryesisht e orientuar pro republikanëve të Presidentit aktual Donald Trump.

Në kët video Kurti ka renditur arsyet pse duhet të votohet Joe Biden për kryetar të Amerikës.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti

Share Messenger

Më të lexuarat