Kurti: Qytetarët nuk po ikin prej Kosovës por po ikin prej këtyre pushtetarëve

373 Shares Share Messenger

Kreu i Vetevendosje ka thenë se sapo ti kthehet shpresa qytarit ata kthehen, vetem se duhet ti heqim këta pushtetare. Shqiptarët që po emigrojnë kthehen, por duhet kthyer shpresa. Janë kthyer shqiptarët edhe në qershor të vitit 1999 kur Kosova ishte tërësisht e rrënuar, e djegur, sepse kishte shpresë meqë erdhi NATO, erdhi UÇK nëpër qytete dhe u bë çlirimi i Kosovës. Edhe me qeverisje të re, kthehet shpresa e kthehen njerëzit. Ata që po ikin nuk po ikin prej Kosovës, por prej pushtetit në Kosovë. Kur ta heqim këtë pushtet, qytetarët nuk kanë pse ikin dhe ata që kanë shkuar kanë pse kthehen, ka thënë Kurti.

Prandaj, ne duhet të jemi optimist për vendin tonë dhe pesimist për qeverinë e cila nuk po është e jona. Pesimizmin që e kemi për qeverinë nuk duhet ta bartim për te vendi ynë. Vendi ynë është i bukur e i mirë, të cilin e meritojmë e na takon.

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ne të gjithë e dijmë që në traditën e në kulturën tonë, shqiptarët në familje nuk e pranojnë korrupsionin. Ne nuk e pranojmë korrupsionin e vëllaut ose motrës, të nënës ose të babës, nuk e pranojmë korrupsionin në familje. Prandaj, nuk duhet ta lejojmë në institucione e në politikë, dhe, kjo do të thotë se popullin e kemi shumë të mirë, shumë më të mirë sesa përfaqësuesit e tij. Nëse nuk e pranojmë korrupsionin në familje, le të mos e pranojmë as në institucione, as në qeveri e as në shtet.

Shqiptarët sot mund të mendojnë vetëm në këmbë. Ulur, nuk mund të mendohet më. Prandaj, le të ngritet populli bashkë që pushtetarët të bien bashkë. Sepse, ne jemi bashkë, për të mirë. Sepse, ata janë bashkë për të vjedhur. Sepse ne po vijmë. Sepse ata po shkojnë.

Ju falemnderit shumë, e mirupafshim në tubimet tjera qytetare e në protesta paqësore, ka thëne Kurti në tubimin në Vushtri.

Share Messenger

Më të lexuarat