Kurti përgëzon Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebok, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Shqipëri.

Gjithashtu Kurti uroi që të punohet së bashku në mënyrë që afrohen standardet evropiane sa i përket demokracisë dhe të punohet drejt zhvillimit ekonomik.

Kurti votoi në ditën e zgjedhjeve të Shqipërisë si kryeministër i Kosovës. Ky veprim i tij u kritikua nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Kjo e fundit tha se për të është e pakuptueshme se cfarë është e gjithë kjo.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”.

Nga Vetëvendosje në Shqipëri kandiduan si deputetë të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu. Asnjë nga këta nuk arriti të bëhet deputet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1120434005123149

Share Messenger

Më të lexuarat