Kurti nuk dorëzohet: S’e heqim taksën, pa u pajtuar me partnerët, në Qeveri

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të çojë për votim taksën, pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në qeveri.

“Pa bërë konsensus me qeverinë nuk e qes në votim taksën”, ka bërë të ditur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave.

I pari i qeverisë kishte deklaruar në një konferencë për media se taksa për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet për lëndën e parë me datë 15 mars, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kurti ka komentuar edhe takimin e sotëm me emisarët evropian, duke deklaruar se liberalizimi do të ndodhë para Samitit të Zagrebit.

Share Messenger

Më të lexuarat