Kurti i merr në ekip Thaçin e Osmanin: Këto pozita ia cakton atyre

Share Messenger

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar dje Bashkimin Europian se ka caktuar ekipin e dialogut që do të përballet me Serbinë.

Në ekipin e dialogut që synohet të udhëhiqet nga Albin Kurti, vend kanë zënë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kurti ka themeluar dy ekipe në përballje me Serbinë, ekipi i parë është ku janë kryeministri, presidenti dhe kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësues i 7 partive politike, kurse në ekipin e dytë janë ekspert të fushave të ndryshme.

“Ekipi i parë do të jetë politik përfaqësuese që përbehet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësuese i 7 partive politike që janë në Kuvend. Në anën tjetër nevojitet edhe një ekip me ekspert të fushave të ndryshme, meqenëse në dialogun ka aq shumë tema që duhet të ngritën. Pra, jam në përgatitje edhe të formimit të një ekipi të tillë, por po e theksoj nuk është prioritet, por nuk e lemë anash”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar zyrtarisht qysh nga nëntori i 2018, kjo ishte si përgjigje ndaj fushatës së egër nga Serbia ndaj tërheqjes së njohjeve së pavarësisë së Kosovës

Share Messenger

Më të lexuarat