Kurti ishte më i votuari në zgjedhjet e kaluara – Ja renditja si ishte

Share Messenger

Pas dy viteve partitë politike do të maten sërish me njëra-tjetrën në kutitë e votimit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, janë 5 kandidatë që do të garojnë për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme, ata vinë nga tri parti dhe dy koalicione.

Por sa vota kishin marrë pesë kandidatët në zgjedhjet e vitit 2017?

Si lideri më i votuar në zgjedhjet e dy viteve më parë kishte dal Albin Kurti, nga Vetëvendosje, të cilin e kishin votuar mbi 143 mijë qytetarë, e pas tij ishte Kadri Veseli nga PDK-ja, i cili në atë kohë ishte pjesë e koalicionit PAN, por që kishte marrë rreth 130 mijë vota, shkruan “Zëri.info”

Haradinaj i cili më pas u bë kryeministër i vendit, ishte radhitur si politikani i tretë më i votuar me mbi 102 mijë vota, ndërsa pas tij janë radhitur Vjosa Osmani e LDK-së me mbi 64 mijë vota dhe Fatmir Limaj i koalicionit PAN, me 31 mijë vota.

Share Messenger

Më të lexuarat