Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i forcojmë raportet

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike për Tregti, mes Amerikës dhe Izraelit, raporton GE.

Kurti përmes një cicërime në rrjetin social në Twitter shprehet i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.

Kurti tha se populli ynë ka një lidhje historike, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti.

Share Messenger

Më të lexuarat