Kurti: Aeroporti i vjetër do të shndërrohet në terminal doganor të Prishtinës

Share Messenger

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti të mërkurën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të funksionalizoj hapësirat e pashfrytëzueshme të Aeroportit të vjetër të Prishtinës duke i shëndërruar në terminal doganor për regjionin e Prishtinës.

“Sivjet bëhen 7 vitë që këto hapësira të aeroportit të Prishtinës nuk shfrytëzohen dhe është një objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës në mënyrë që doganierët të vijnë këtu dhe terminali doganor të jetë jo vetëm në shtet por edhe në qytete.

Terminalet private kanë tarifa të larta për kamionët por edhe e privojnë arkën tonë shtetërore. Diku 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet në pronësi private.

Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që është pak a shumë edhe gjeogrfikisht edhe në mes të Kosovës, për të vazhduar pastaj edhe në Mitrovicë dhe në Vërmicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër në detyrë dhe ministri i financave shprehin interesimin që në një kohë sa më të shkurtër ta funksionalizojmë këtë ndërtesë për terminalin doganor të shtetit”, ka thënë ai.

Share Messenger

Më të lexuarat