Kur nis dhe sa raunde do t’i ketë dueli i Florian Markut me Chris Jenkins

Share Messenger

Florian Marku do të mundohet që t’i mbrojë titujt e tij IBF në peshat e lehta në boks.

Me 11 ndeshje, dhjetë fitore e një barazim, boksieri shqiptar do të tentojë që sonte të na bëjë krenar të gjithëve.

Marku do të ketë përballë britanikun Chris Jenkins ku do përpiqet të mbrojë titullin kampion bote në IBF International, pesha e lehtë, në duelin që do të zgjatë dhjetë raunde.

Boksieri ynë ka dhjetë fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë duel si favorit ndaj Jenkins.

Eventi ka filluar në ora 20:00, kurse dueli i Markut pritet të nisë nga ora 22:30.

Share Messenger

Më të lexuarat