Kupchan: Serbëve t’u jepet një lloj autonomie që nuk e kërcënon shtetin e Kosovës

Share Messenger

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka thënë se serbët në Kosovë duhet ta kenë një lloj autonomie që s’e cenon shtetësinë e Kosovës.

Për këtë, ai tha se Kosova, por edhe çdo vend tjetër, nuk mund të tolerojë një shtet brenda shtetit.
“Kjo është arsyeja pse djalli është në detaje dhe palët duhet të marrin pjesë në dialog dhe të krijojnë një plan, një model të vetëqeverisjes për pakicën serbe në Kosovë që plotëson dëshirën për vetëqeverisje, një formë të autonomisë pa kërcënuar integritetin dhe sovraniteti i institucioneve shtetërore të Kosovës”, tha ai për Kosovo Online, transmeton Express.

Ai tha se Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë është një model ku fuqia e Republika Srpskas është bërë shumë e madhe dhe vërtetë kërcënon integritetin e shtetit.

Kupchan ka përmendur edhe disa modele të tjera nëpër botë, të cilët aplikohen pa cenuar funksionimin e ndonjë shteti. Ai tha se për këtë duhet të pajtohet edhe Kosova edhe Serbia.

“Nga ana tjetër, ne kemi modele në shumë vende të tjera në Europë dhe gjetkë, ku pakicat gëzojnë shkallën e autonomisë dhe vetëqeverisjes që nuk kërcënojnë shtetin. Shihni nganjëherë këto çështje, pavarësisht nëse është Kebeku (Kanada), Baskia (krahinë autonome në Spanjë) dhe Katalonia apo komunitete të ndryshme në Belgjikë, por ka shumë shembuj që kanë vetëqeverisje që lejojnë shtetin të funksionojë me sukses si multietnik dhe ky duhet të jetë një qëllim për Serbinë dhe Kosovën.

Share Messenger

Më të lexuarat