Kuçi në junik, i bindur për fitore bindëse në raundin e dytë

Share Messenger

Agron Kuçi, i cili garon edhe për një mandat si kryetar thotë për FishMedia, se eshte i bindur në fitore bindëse në raudin e dytë.

Ai në një intervistë ekskluzive ka folur për portalin e lajmeve Fishmedia për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Ne veç se kemi qenë fitues në raundin e parë por nuk e kemi arritur 50+1% , andaj në këtë raund jemi të sigurtë për një fitore bindëse bazuar në vlerësimin e punës tonë nga qytetarët.

Intervista e plotë

1: Si e komentoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit?

Përkundër fushatës pa aspak etikë dhe jodemokratike ne kemi arritur të jemi fitues dhe vlerësojmë përkrahjën e qytetarëve përkundër asaj që tashmë do të përballemi me balotazh.

2: Nga rezultatet e zgjdhjeve lokale komuna e Junikut ka shkuar në balotazh. A pritni të fitoni në balotazh ndaj LDK-së?

Ne veç se kemi qenë fitues në raundin e parë por nuk e kemi arritur 50+1% , andaj në këtë raund jemi të sigurtë për një fitore bindëse bazuar në vlerësimin e punës tonë nga qytetarët.

3: A ka AAK vija të kuqe me ndonjë parti politike në rast se kërkohet një koalicion?

Jo, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, por koalicioni zyrtar deri me tani është në koalicion me qytetarinë.

4: Sa ka ndikuar situata pandemike në daljen e qytetarëve në këto zgjedhje?
Po, situata pandemike ka ndikuar në dalje të qytetarëve për votim, dhe është e drejt e çdo qytetari që primar t’a këtë kujdesin ndaj shëndetit.

5: Cilat janë planët e Agron Kuqit për komunën e Junikut?

Komuna e Junikut deri më tani, ka arritur përmbushjen e objektivave më fokus zhvillimin e projekteve infrastrukturore e zhvillimore për të ju krijuar qytetarëve dhe bizneseve qasje të lehtë dhe zhvillim produktiv të vepritarisë, ndaj tashmë objektivat e programit zgjedhor të kryetarit Agron Kuçi përbëjnë projekte më madhore me ndikim në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në fushat prioritare siç janë, zhvillimi të bujqësisë së integruar dhe turizmit me ndikim në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, arsimim innovativ dhe praktik, shëndetësi me shërbime shëndetësore të veçanta , zhvillime të cilat do të plotësonin punën e deritanishme për t’a bërë Junikun vend të përshtatshëm, ideal për të jetuar.

Share Messenger

Më të lexuarat