Kthehet Liga e Kampionëve me dy super ndeshje – Ja formacionet e mundshme

Share Messenger

Pas pesë muajve pushim, klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve zbresin në fushë, për të ndjekur ëndrrën në kompeticionin kryesor në Evropë.

Sot janë në orar dy ndeshje tejet interesante, me Juventusin dhe Real Madridin që duhet bërë më të mirën për të kaluar tutje.

Juventus në shtëpi pret skuadrën e Lyon, dhe ‘Zonja e Vjetër’ ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 1:0.

Një fitore me dy gola avantazh, i duhet Juventusit për të kaluar tutje.

Në anën tjetër, Real Madrid udhëton në ‘Etihad Stadium’ për t’u takuar me Manchester City, me skuadrën angleze që ka epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Ndeshja e parë në Francë e zhvilluar në muajin shkurt i ka takuar Lyon me rezultat 1:0, kështu që tani Juventus ka nevojë për një fitore me mbi dy gola epërsi.

Me Dybalan e lënduar, trajneri Maurizio Sarri i mbetet të gjejë zgjidhje për fazën e sulmit.

Kjo nënkupton se Gonzalo Higuain do të startojë në qendër, me Cristiano Ronaldo dhe Juan Cuadradon që do të ndihmojnë nga krahët.

Nëse Cuadrado vendoset në pjesën e mbrojtjes, atëherë Federico Bernardeschi do të zë vendin e tij në pjesën sulmuese.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Higuain, Ronaldo.

Share Messenger

Më të lexuarat