Kryeministri “prokosovar” dekretohet në Austri

Share Messenger

Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri Austrisë.

Nehammer, që mban postin edhe të kryetarit të Partisë Popullore Austriake (OVP) deri tani ishte ministër i punëve të brendshme.

Në këtë cilësi politikani 49 vjeçar kishte vizituar para dy muajsh Prishtinën.

Ai ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që përkrahu aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës, të cilat për dy javë qëndruan në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Ata po zbatonin masën e reciprocitetit të targave me shtetin serb.

“Një falënderim shkon për policët kosovar që tani janë në krye të detyrës në veri të vendit. Aksioni në fjalë po zbatohet me maturi dhe unë u luta që të vazhdoj në mënyrë të tillë. E kuptojmë sa e zorshme është kjo detyrë për policët e policet por po ashtu e dimë sesa i rëndësishëm është ky aksion për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre” kishte thënë Nehammer gjatë konferencës më 28 shtator në Prishtinë.

Veterani i politikës austriak, Hannes Swoboda që udhëheq me Institutin ndërkombëtar për paqe me seli në Vjenë, thotë se Nehammer do i forcojë lidhjet Kosovë-Austri.

Hannes Sëoboda,drejtor, Instituti ndërkombëtar për paqe.

“Atij i pëlqejnë aksionet e forta dhe unë mendoj se ai nuk ishte informuar për detajet e aksionit të Policisë së Kosovës. Por në përgjithësi luftimi i krimeve ndër kufitare dhe veprimtarive kriminale pa marrë parasysh përkatësisë etnike është gjë e mirë dhe në Austri mirëpritet jo vetëm nga qeveria por nga i gjithë shteti ” shtoi Swoboda.

Në kabinetin e Nehammer ministër i punëve të jashtme do jetë Alexander Schallenberg, i cili qe kryeministër për pak kohë, pas dorëheqjes së Sebastian Kurz.

“Kancelari dhe ministri i punëve të jashtme do të kenë angazhim më të fortë në dialogun Kosovë Serbi sepse ata duan paqe dhe stabilitet dhe nuk duan konflikte në rajonin e tyre, pra në fqinjësi. Më urgjentja tani është situata në Bosnjë, pra Republika Srpska dhe Milorad Dodiku . Kështu që do t ketë angazhim të shtuar për dialogun por së pari duhet të ndodhin zgjedhjet më 3 prill 2022 në Serbi” tha presidenti i IIP-ës.

Share Messenger

Më të lexuarat