Kresha drejt kurorëzimit, zbulohet vajza që i mori zemrën!

Share Messenger

Se nga MC Kresha ka të reja në jetën private, kjo dihet tash e disa muaj. Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në Shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bjonde misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.Por, cila është e vërteta? Prive.al ka arritur të mësojë se reperi i njohur i ‘PINT’ është tash e disa muaj në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad.‘Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin Dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin’ – i kanë thënë portalit tonë burime tejet të sigurta.

Të njejtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë.Teksa për këtë pjesë nuk ka më dyshime, kurreshtja është për vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit pas kaq kohësh nga momenti i fundit kur kemi dëgjuar për një lidhje serioze.Prive.al mëson se Erzina me banim në Kanada një vit më parë është kthyer në Kosovë me punë duke qenë menaxherja kryesore e brendit ‘Zara’ pas një përvoje të dëshmuar menaxheriale përtej oqeanit. Më poshtë ne ju sjellim edhe fotografinë e parë të çiftit të cilën kemi arritur ta sigurojmë së fundmi.

Share Messenger

Më të lexuarat