Kremlini i reagon Bidenit që tha se Putini duhet gjykuar për krime lufte

Share Messenger

Kremlini i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të gjykohet për krime lufte.

Deklarata e Biden pasoi një zemërim ndërkombëtar pas krimeve që dyshohet se u kryen në Bucha, një qytet afër Kievit.

Të martën, Kremlini tha se deklaratat ishin “të papranueshme” dhe “të padenja” për një president të SHBA’së.

Duke folur për gazetarët në një konferncë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se SHBA duket se do të vendosë edhe më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Share Messenger

Më të lexuarat