Krasniqi: Kurti po provokon, e ka gabim nëse mendon se mund ta përçaj LDK-në

Share Messenger

Analisti politik dhe njëri prej themeluesve të LDK’së, Milazim Kransiqi, ka thënë se Albin Kurti i VV’së po provokon me episoda si ato për largimin e ndonjë personi nga partia.

Në një intervistë në televizionin publik, Krasniqi ka thënë se LDK po vepron ngadal, por vendimet e saj do të jenë unike.

“LDK sado që vepron ngadalë, tashmë është një parti që ka krijuar një unitet të brendshëm dhe vendimet e saj do të jenë unikë. Pasi që ka përballuar mjaftë turbulenca dhe presione por tani e kanë një qartësi. Nëse Vetëvendosje u ofron ndonjë ofertë që është e pranueshme do ta pranojnë por nëse jo, ka rrezik që ta refuzojnë, pasi nuk guxojnë të bien nën minimumin që e kanë harmonizuar si politik të brendshme të partisë”, ka thënë ai.

Në fund, Kransiqi ka thënë se Kurti po provokon dhe po tenton të shantazhojë me largimin e ndonjë personi nga partia.

“Nëse Kurti mendon se mund ta përçaj LDK-në bën gabim, sepse ai mund të provokoj ndonjë episod ose largimin e ndonjë personi por jo shantazhojë”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat