Krasniqi, kategorik kundër Albin Kurtit, e duartroket analizën e Pallaskës

Share Messenger

Profesori universitar dhe shkrimtari i njohur, Milazim Krasniqi e ka përkrahur publikisht kritikën e avokatit Dastid Pallaska për Albin Kurtin.

“Keq qe Dastid Pallaska nuk asht kandidat per kryeminister. Jo vetem qe e cmontoi demagogjine dhe amatorizmin e Kurtit, po shpalosi programin me koherent e me konkret per vendin tone. Te lumte Dastid!”, Tha profesori Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Pallaska në një intervistë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, e ka kritikuar intervistën e kandidatit për kryeministër nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Pallaska ka thënë se ajo është intervista më e keqe që e ka dhënë ndonjëherë Kurti. Gjithashtu e ka kritikuar atë edhe për hipokrizi dhe se pozicionet e tij politike janë të keqinformuara.

Share Messenger

Më të lexuarat