Krasniqi: Frymën e fitores të PDK-së e ndjeva sonte në Shtime

Share Messenger

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral në komunën e Shtimës.

Kyetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke kërkuar votën e qytetarëve, tha se Naim Ismajli meriton të jetë në krye të Shtimës.

Postimi i plotë:

Frymën e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime, si asnjëherë gjatë këtyre muajve, e ndjeva sonte në mesin e qytetarëve të kësaj komune, të cilët janë bërë bashkë në përkrahje të kryetarit Naim Ismajli.

Jo vetëm përkrahësit e aktivistët tanë, por secili në Shtime e di mirë se të gjitha të arriturat e mëdha në këtë qytet e kanë vulën e PDK-së dhe të kryetarit Ismajli. Komuna e Shtimes është një prej atyre shembujve reprezentativ të modelit zhvillimor qeverisës të PDK-së në nivel lokal.
Prandaj, qytetarët e Shtimes kanë vendosur që më 14 nëntor ta votojnë numrin 177, që Naim Ismajli të vazhdojë ta jetësojë edhe më tej vizionin e tij për zhvillimin dhe transformimin e kësaj komune.
#BashkePerShtimen
#Voto177

Share Messenger

Më të lexuarat