Krasniqi e quan të pafytyrë Vetëvendosjen

Share Messenger

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, pak para votimit të Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës, u ‘përplas’ me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi i cili nuk u pajtua me disa pika të këtij propozimi raporton “Zeri.info”

Konjufca me këtë rast tha se e kupton se ku po e prek kjo rezolutë Memli Krasniqin, pasi që sipas tij mos përkrahja e tij ka të bëjë me pikën e kësaj rezolute për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Tash e pash ku është problemi po më duket është tek pika e katërt, është ligji antimafia që me sjell një ligj për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, e po më doket që kjo po e prek dikën, dikën që Memlit i ka ra hise me e mbrojt dhe po shkakton probleme kjo pikë. Thelbin i kësaj rezolute është vetëm për të mirën e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai i kërkoi Krasniqit dhe PDK-së në përgjithësi që të tregojnë më sakt ku e ka problemin me këtë propozim rezolutë.

“Pikat e kësaj rezolute nuk janë për përfitime të Vetëvendosjes, por janë në të mirë të Kosovës”, theksoi Konjufca.

Me këtë rast Konjufcën e replikoi menjëherë deputeti Krasniqi i cili tha se përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë duke u treguar të pafytyrë.

“Glauk Konjufca unë kur shpërthej, shpërthej vetëm ndaj dy dyfytyrësisë dhe ndaj pafytyrësisë, kështu që reagimi im ishte ndaj pafytyrësisë së përfaqësuesve të juaj në këtë çështje. E dyta mos manipulo se është e ulët dhe nuk të beson askush. Këto janë pjesë e programit të Qeverisë dhe janë aty, nuk ju ka mbetur juve me bo propozime të tilla, të paktën jo tani”, tha Krasniqi.

Ndërsa duke folur për pikën e rezolutës që ka të bëjë me konfiskimin e pasurisë, Krasniqi tha se të gjithë që e kanë ‘mizën mas veshi’ le të bëhen gati.

“Çështja që t’i e përmende Glauk, jo gjashtë muaj por me 12 qershor votohet ligji për konfiskimin e pasurisë, dhe secili që e ka mizën pas veshi le të shtrëngohet. Votohet ai ligj dhe vjen në Kuvend. Tërë këto punë janë duke u kryer nga Qeveria e vendit”, tha Krasniqi.

Ndërsa Konjufca reagoi duke thënë se “Këtu e kam një raport të BE-së, 90% e krimit të organizuar nuk konfiskohen në Kosovë edhe aj shoku i Memlit edhe ai që e ka pasurinë të paligjshme nuk i konfiskojnë ato”.

Share Messenger

Më të lexuarat