Kosovari i Manchester Cityt lë futbollin për shkak të problemit në zemër

11 Shares Share Messenger

22 vjeçari nga Kosova, Sinan Bytyqi, kishte impresionuar trajnerët e grupmoshave të reja të Manchester Cityt me paraqitjet e tij, prej kur u transferua nga klubi austriak, Admira, më 2012 transmeton Gazeta Metro.

Fatkeqësisht, mediat britanike njoftojnë sot që Bytyqi është detyruar ta lë futbollin që tani, për shkak të problemeve shëndetësore. DailyMail shkruan që mjekët e kanë udhëzuar atë që të pensionohet nga futbolli, pasi problemet në zemër ia pamundësojnë kosovarit që të zhvillojë një karrierë normale në futboll.

Por, klubi anglez nuk e ka lënë në baltë kosovarin dhe ka vendosur që atij t’i ofrohet punë në ekipin e skautëve të klubit. Gjatë kohës sa luante i huazuar te klubi holandez Go Ahead Eagles, Bytyqi kishte folur edhe me Pep Guardiolën, i cili i kishte uruar sukses në punën e re si skaut i lojtarëve të huazuar nga City nëpër klube të tjera.

Mjekët e ekipit holandez e diagnostifikuan Bytyqin me kardiomiopati, gjendje shëndetësore që ia pamundëson karrierën në sport.

Pas një udhëtimi në Kosovë, Bytyqi vendosi që të pensionohet para kohe nga sporti për shkak të rrezikut nga sëmundja e zemrës. Ai thotë për gazetën britanike që është i kënaqur me punën e re. /gazetametro.net

Share Messenger

Më të lexuarat