Kosovare Asllani po shkruan historinë te Real Madridi

Share Messenger

Kosovare Asllani (30) ka qenë “madrilene” që nga fëmijëria. Ajo po ashtu ishte forcë shtytëse në krijimin e ekipit të femrave nga klubi i madh i futbollit.

Futbollistja kosovare në mars të vitit 2018, kur ende luante për Linkopingun në Suedi, bëri një kërkesë për Real Madridin.

“Ky është ekipi juaj i femrave?”, pyeti ajo.

Vetëm një vit më vonë ajo u bë lojtarja e parë e njohur e transferuar nga Madridi.

Por ekipi i femrave të Real Madridit, nuk është quajtur Real Madrid, ka shkruar të enjten “aftonbladet.se”.

Projekti filloi me shkrirjen e klubit Tacon në Real Madrid. Ky proces është kompletuar vetëm këtë muaj.

Kështu pritjes prej 118 vjetësh i erdhi fundi. Real Madridi ka me të vërtetë ekip të futbollisteve. Dhe Kosovare Asllani është figura kryesore e tij.

“Është shkruar historia me këtë ekip. Çdo gjë që ndodhë do të jetë gjëja e parë që bëjmë. Unë jam e përfshirë prej fillimit dhe kam iniciuar themelimin”, ka thënë Asllani në një dokumentar të publikuar së fundi, e i cili quhet: “Kosovare Asllani: Ylli Botëror nga Vimmerby”.

Asllani në fakt është me prejardhje nga Mitrovicë. Ka bërë karrierë të madhe në futboll, duke luajtur për top-klube evropiane e po ashtu në SHBA. Ka shumë suksese edhe me Suedinë.

“Është mundësi unike për të qenë në gjendje t’i bashkohem dhe të ndërtojmë diçka prej fillimi, që të jem prej themelueseve të ekipit që do të jetë i suksesshëm. Nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Asllani.

Në dokumentarin e ri, Kosovarja për herë të parë ka shfaqur fanellën e re.

“Është hera e parë që e kam veshur. Duket shumë e fuqishme”, ka thënë ajo.

Numri 9 i saj është ngjyrë ari, njëjtë si në ekipin e futbollistëve. Shumica e njerëzve e vlerësojnë Real Madridin si klubin më të madh në botë.

Share Messenger

Më të lexuarat