Kosova sot nënshkruan investimin më të madh të pasluftës, 1 miliard e 300 milionë euro

18 Shares Share Messenger

Kosova sot do të nënshkruajë marrëveshjen që ia siguron hiç më pak se mbi 1 miliard euro investim në energji.

Këtë gjë e konfirmoi dje vetë presidenti kosovar, Hashim Thaçi, i cili derisa nënshkruante një marrëveshje tjetër që i sjell Kosovës mbi 30 milionë, bëri të ditur se dita e sotme do të jetë një tjetër ditë e mirë për Kosovën.

“Këto ditë të fundit të këtij viti janë shumë pozitive për Kosovën para se gjithash duhet cekur se nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër në sektorin energjetik për Kosovën e Re një investim ky prej 1 miliardë e 300 milionë euro nga investitorët drejt Kosovës’, ka thënë dje Thaçi.

E siç e ka thënë edhe kryeministri Haradinaj para disa ditës, kjo marrëveshje garanton paratë për ndërtimin e projektit ‘Kosova e Re’, e cila ia siguron Kosovës sigurinë energjetike.

Ndryshe, ky investim do të jetë më i madhi në Kosovë nga paslufta, e paratë e të cilës Kosovës ia dhurojnë donatorët e huaj.

Share Messenger

Më të lexuarat